Trepça fiton “klasiken” e parë në play-offin gjysmëfinal ndaj Prishtinës

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e parë.
Në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë vendasit fituan me rezultatin 87-81, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte amerikani, Diamond Stone, me 23 pikë, katër kërcime dhe një asist.
Në anën tjetër, te Trepça më i miri në fushë ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë dhe tri kërcime./Indeksonline/
