75 Mall Live Search
18:41 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Trepça fiton klasiken në basketboll, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të vitit të ri 2024 në Superligën e Kosovës.

“Torcidat” mposhtën me rezultatin 88-85 rivalin Prishtinën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Tshimanga i KB Trepçës pasi shënoi 20 pikë dhe bëri 15 kërcime.

Kurse te mysafirët më i miri ishte Armstead, me 19 pikë, katër kërcime dhe tre asistime./Indeksonline/