75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Trepça fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Prishtinës

Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Prishtinës.

Klubi mitrovicas fitoi me shifrat 80:65 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Palestrën “Minatori”, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë te Trepça ishte Cotton me 21 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kurse te Prishtina më i miri ishte Clark me 19 pikë.

Ndeshja e dytë zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë./Indeksonline/