Trepça fiton pas gjashtë ndeshjesh, mposht Feronikelin
Aventura e dytë e trajnerit kampion Neven Plantak te Trepça, filloi me fitore.
Trepça në krye me trajnerin kroat, e mposhti Feronikelin me rezultat 61-84.
Njeriu që e kishte shpallur kampion në vitin 2002 Trepçën, që në ndeshjen e parë të tij u vërejt ndryshimi në skuadër.
Skuadra mitrovicase, nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë ndaj Feronikelit, derisa dallimi më i madh në ndeshje u bë në çerekun e tretë, ku Trepça me mbrojtje të fortë pësoi vetëm 9 pikë.
DJ Hanes ishte më i miri me 32 pikë, 8 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa mori ndihmë edhe nga Besnik Azemi e Malik Irwin që të dy lojtarë luajtën me nga 12 pikë e 11 kërcime secili.
Te Feronikeli u dalluan Sami Hajzeri me 14 pikë dhe Kareem Storey me 13 pikë të tjera.