75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Trepça i bën një dhuratë tifozit të veçantë i cili udhëtoi me biçiklet drejt Francës, për ta përkrahur në ndeshjen e sotme

KB Trepça sot nis aventurën në FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës sonte do të përballen me skuadrën franceze, JDA Bourgogne Dijon, që zhvillohet nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mitrovicase për këtë ndeshje do të këtë përkrahjen e dhjetëra tifozëve, por një prej tyre është i veçantë.

KB Trepça ka njoftuar se Irfan Ceroviku, ka bërë rrugë prej 250 kilometra me biçikletë për të qenë afër skuadrës së zemrës në këtë ndeshje.

Ai ka udhëtuar nga Lyoni për në Dijon me biçikletë, udhëtim që zgjati mbi 13 orë e gjysmë.

Në shenjë respekti, KB Trepça ia dhurojë Irfanit fanellën e kapitenit të skuadrës, Anes Gashit./IndeksOnline/