Trepça i kthehet fitoreve, e mposht Yllin me spektakël në fund
Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Yllit në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me shifrat 67:65, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Minatori”, shkruan Indeksonline

Më i miri në fushë te Trepça ishte Payne me 18 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.
Kurse te skuadra mysafire më i miri në fushë ishte Allen me 24 pikë, dy kërcime dhe një asist./Indeksonline/

