75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / C E

Trepça ia shkakton humbjen e dytë Pejës

Trepça e ka mposhtur Pejën me rezultat 91-71, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën mirë çerekun e parë duke e fituar me shifrat 21-17. Edhe çereku i dytë ishte në favor të vendasve me rezultat 15-14.

Perioda e tretë, basketbollistët e Trepçës ishin edhe më efikas duke e ngritur epërsinë. E njëjta gjë ndodhi edhe në periudhën e tretë, për rezultatin final 91-71.

Më i dalluari në fitoren e skuadrës mitrovicase ishte Darnell Edge me 29 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

Te mysafirët më i miri ishte Justin Edler Davis me 19 pikë dhe nëntë kërcime.