75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Trepça kërkon titullin sot, kurse Ylli ta barazojë serinë finale

Sot na pret ndeshja e katërt e serisë finale të “Play-off”-it në Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Mitrovicasit hyjnë në këtë sfidë me avantazhin prej 2:1 në seri, me takimin e fundit që e fituan të enjten mbrëma në ‘’Minatori’’ me rezultatin 77:68.

Xehetarëve iu duhet edhe një fitore për tu shpallur kampion, titull që iu mungon tash e një kohë tejet të gjatë.

Në anën tjetër, Ylli synon fitore për ta barazuar serinë finale në 2:2, duke synuar titullin e tretë në histori.

Trepça ka fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion.

Përballja mes Yllit e Trepçës që zhvillohet sot nis nga ora 17:00.