Trepça me tre mungesa ndaj PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Klubi Basketbollistik Trepça sonte nis aventurën në në FIBA Europe Cup.
Kampioni i Kosovës përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK, duke filluar nga ora 19:15, shkruan IndeksOnline.
Trepça përmes një njoftimi ka bërë të ditur se basketbollisti Cedrik Russel do të mungoj për shkak dëmtimi.
Ndërsa Mustafa Amzil dhe Adnan Arslanagic janë në dyshim për shkak të gripit, por po bëhet gjithçka që ata të jenë në dispozicion dhe të japin maksimumin në parket./IndeksOnline/