18:58 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Trepça mposht Rahovecin dhe kalon në gjysëmfinale

Trepça është skuadra e radhës e cila ka kaluar në gjysëmfinale të Superkupës së Kosovës.

Minatorët fituan sonte ndaj Rahovecit me rezultat 82-66, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar i Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë, ndërsa te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 20 pikë.

Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte./IndeksOnline/