13:47 / E Hënë, 01 Prill 2024 / k.v

“Trepça” ndërpret punët, Januzi: Humbjet llogariten milionëshe

Kryetari i Sindikatës së pavarur të minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë se në ndërmarrja “Trepça”, ka shuar aktivitetin e punës rreth një muaj dhe arsyeja e kësaj është mungesa e mjeteve për punë.

“Aktiviteti minerar është cunguar për shkak të mjeteve të eksplozivëve dhe derivateve të naftës mirëpo derivatet e naftës jemi furnizuar, por për shkak të mjeteve të eksplozivëve ndërmarrja ka pësuar humbje 1 milionëshe”, ka thënë Januzi përmes telefonit.

I njëjti deklaroi se ndërmarrja Trepça është përballur kohët e fundit me mungesë të mjeteve bazike të furnizimeve.

“Në ndërmarrjen “Trepça” nuk ka pasur ekzaltim të trupave xehror, për shkak të mungesës së mjeteve bazike të furnizimeve, siç janë mjetet shpërthyese të ekzaltimit të trupave xehror derivateve të naftës edhe shumë mungesë të furnizimeve për riparime dhe ndërhyrje për çështje teknike ose mjeteve të punës”, deklaroi ai.

Si shkak i kësaj, minatorët kanë punuar vetëm me disa aktivitete që sipas Januzajt i kanë shkaktuar humbje të madhe të ndërmarrjes.

“Minatorët kanë punuar vetëm me ndërhyrje ose në riparime, remante tjera ndërsa në aktivitet minerar që i ka shkaktuar humbje të mëdha të ndërmarrjes e që është shqetësuese për krejt edhe për ne si sindikatë edhe për vetë minatorët”, u shpreh Januzi.