75 Mall Live Search
21:56 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Trepça në top formë, fiton ndeshjen e parë finale ndaj Pejës

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të play-offit ndaj skuadrës së Pejës.

“Minatorë” shënuan fitore me rezultat 94-86 (24-19; 23-29; 18-21; 29-16) , shkruan IndeksOnline.

Jamel Artis ishte basketbollisti më i dalluar te Trepça me 27 pikë, kurse te Peja u dallua Larry Thomas me 23 pikë.

Ndeshja e radhës zhvillohet ditën e diel në palestrën ”Karagaçi” në Pejë.

Trepça udhëheq serin e fitoreve me rezultat 1-0, ndërsa skuadra që shën tre fitore shpallet Kampion i Kosovës./IndeksOnline/