Trepça nënshkruan me futbollistin Elian Çelaj

Futbollisti shqiptar, Elian Çelaj është bashkuar me skuadrën e KF Trepçës.
25-vjeçari do të jetë forcë shtesë për të arritur objektivin e sezonit, rikthimin në Superligë.
Çelaj ka një eksperiencë të shkëlqyer duke luajtur për FK Partizanin e Tiranës në kategoritë e reja dhe për ekipe si Luftëtari i Gjirokastrës dhe Kukësi në Superligën e Shqipërisë./IndeksOnline/