75 Mall Live Search
13:19 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Trepça nis sonte rrugëtimin në kualifikueset e “Basketball Champions League”, përballet me kampionin e Holandës

Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë një përballje të vështirë në kualifikueset e “Basketball Champions League”.

Ata do të përballen me kampionin holandez, Heroes Den Bosch në çerekfinalen e “Tournament 1”.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Trepça nëse arrin fitoren ndaj skuadrës holandeze,  në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Sfida do të fillojë në orën 20:00./IndeksOnline