75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Gj. Sh

Trepça nuk ia del për pak, pëson humbje ndaj skuadrës franceze në “Minatori”

Trepça ka pësuar humbjen e katërt radhazi në Fiba Europe Cup.

Kampioni i Kosovës, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira, kundër skuadrës franceze, Dijon, shkruan IndeksOnline.

mitrovicasit janë mposhtur në palestrën “Minatori”, me një diferencë prej pesë pikësh, me rezultat 84-89.

Tmusic i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, me 23 pikë të shënuara, ndërsa te Dijon u dallua basketbollisti gjerman, Sengfelder me 18 pikë./IndeksOnline/