Trepça përballë Bashkimit, sonte finalja e Kupës së Kosovës
Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.
Dy skuadrat e mëdha kosovar, Trepça do të përballet me Bashkimin, ndeshje e cila zhvillohet në Rahovec, duke filluar nga ora 19:30, shkruan IndeksOnline.
Këto dy skuadra ishin përballur edhe edicionin e kaluar, ku fituan mitrovicasit, e gjithashtu ishin ndeshur edhe në finalet e “Play-off”, ku po ashtu fituan “xehetarët”.
Në këtë edicion këto dy skuadra renditen në dy vendet e para, duke e bërë këtë sfidë, si ajkën e basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan “Golden Eagle Yllin”, ndërsa në gjysmëfinale “Borën”, kurse në anën tjetër Bashkimi eliminoi “GO+ Pejën” e në gjysmëfinale “Sigal Prishtinën”.
Trepça e ka fituar Kupën tetë herë, duke përfshirë në katër edicionet e fundit, kurse Bashkimi e ka fituar një herë, më 2001./IndeksOnline/

