75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Gj Sh

Trepça pëson humbjen e pestë në FIBA Europe Cup

Trepça ka pësuar edhe humbjen e pestë nga po aq ndeshje në FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës sonte u mposht nga skuadra gjermane, Basketball Löwen Braunschweig, me rezultat 80-70.

Mikael Amzil me 18 pikë e 8 kërcime, ishte basketbollisti më i dalluar te skuadra mitrovicase, ndërsa Drilon Hajrizi shkëlqeu me 15 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.

Me këtë humbje, Trepça humb gjasat për kualifikim në raundin tjetër të FIBA Europe Cup, derisa ndeshjen e fundit në grupe e zhvillon kundër Anwil në udhëtim./IndeksOnline/