14:24 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trepça pret Bashkimin, anulohet dueli, Borea – Ylli

Në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, sonte do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante dhe e fundit për stinorin vjeshtor.

Në Mitrovicë, Trepça është nikoqire e kampionit në fuqi, Bashkimit me fillim nga ora, 17:00.

Image may contain: 1 person, smiling, text

Bashkimi aktualisht është në vendin e katërt me 20 pikë, teksa Trepça gjendet një pozitë më poshtë dhe sonte synon fitoren, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, dueli tjetër në mes të Boreas dhe Yllit nuk do të zhvillohet.

Ndeshja e paralajmëruar të zhvillohet për ora, 19:00, nuk do të zhvillohet për arsye të paditura nga klubi i Boreas.

Kështu, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar, 20:00 në favor të Yllit./IndeksOnline/