75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 29 Maj 2022 / C E

Trepça rihap garën, fiton finalen e tretë

Trepça ka fituar në ndeshjen e tretë finale të Superligës së Kosovës në basketball.

Skuadra nga Mitrovica ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 58-55 në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë.

Hajrizi ishte lojtari më i dalluar në parket me 21 pikë të realizuara, shkruan Indeksonline.

Ylli nuk arriti të mbaj rezultatin edhe pse për një kohë të gjatë ishte në epërsi.

Rezultati aktual është 2-1 në favor të skuadrës nga Suhareka.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Minatori” ku mund ta shpall Yllin kampion ose të barazoj shifrat dhe kampioni të shpallet në Suharekë. /IndeksOnline/