75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 03 Prill 2025 / Gj. Sh

Trepça shënon fitore ndaj Pejës në ”Karagaç”

KB Trepça ka shënuar fitore ndaj KB Pejës, në ndeshjen e javës së 27-të të Superligës së Basketbollit.

Rezultati përfundimtar në palestrën ”Karagaçi” në Pejë ishte 73-78, shkruan IndeksOnline.

Tekele Cotton i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 24 pikë të shënuara, ndërsa te Peja u dallua Markus Towns, me 16 pikë.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i sezonit të rregullt, Trepça renditet në vendin e dytë me 18 fitore e 9 humbje, derisa Peja është në vendin e pestë, me 14 fitore e 13 humbje.

Me këtë fitore, Trepça ka siguruar edhe pjesmarrjen direkt në gjysëmfinale të play-offit, së bashku me Bashkimin./IndeksOnline/