Trepça thellon krizën e Lipjanit
Trepçka ka thelluar krizën e Lipjanit duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 67-93.
Me përjashtim të çerekut të parë ku rezultati ishte më i ngushtë, në tre çerekët tjerë Trepça ishte dukshëm skuadër më e mirë në parket dhe kjo rezultoi në fitore.
Kjo ishte fitorja e tetë për ‘xehetarët’, ndërsa Lipjani pësoi humbjen e 15 sezonale.
Për Trepçën më së shumti pikë shënoi D. Miner, 24 të tilla, ndërsa për Lipjanin ishte J. Johnson me 13 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Lipjani e pret Borean kurse Trepca e pret Rahovecin. /IndeksOnline/