75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Bashkimin

Skuadra e KB Trepçës ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll duke i vazhduar rezultatet pozitive.

Në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, vendasit fituan me rezultatin 92-78 ndaj Bashkimit, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 27 pikë, bëri shtatë kërcime dhe dy asistime.

Te skuadra nga Prizreni, më i miri në fushë ishte Umipig me 22 pikë, një kërcim dhe dy asistime../Indeksonline/