75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Trepça’89 publikon raporton financiar për vitin 2019

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Tashmë edhe çështja ka e rifillimit të tij ka mbetur e pazgjidhur.

Gjatë kësaj kohe, skuadra e Trepçës 89 ka publikuar raportin financiar për vitin 2019.

Në këtë raport janë dhënë edhe të hyrat e klubit të Trepçës’89, ku shihet se vetëm vitin e kaluar, mitrovicasit arkëtuan 17,500 euro nga shitja e biletave, si dhe 27,900 nga donatorët privat.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës, klubi mitrovicas përfitoi 67,686 euro, kurse nga Komuna e Mitrovicës vetëm një mijë euro.

Sa i përket shpenzimeve për paga, në nivelin bruto, Trepça’89 shpenzoi 149,257 euro.