75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trepça’89 “shkatërron” Flamurtarin

Trepça ’89 ka shënuar fitore të lehtë si nikoqir i Flamurtarit duke e mposhtur bindshëm 5:1

Arb Manaj shënoi për epërsinë fillestare të 89-shit në minutën e 13-të, ndërsa pas shtataë minutash Traore rrit epërsinë.

Në minutën e 28-të, mitrovicasit thellojnë edhe më shumë epërsinԥ përmes Eminit e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në të 61-tën, Gëzim Rusi shënopn golin e katërt për vendasit, shkruan Indeksonline.l

Në minutën e 80-tën e 80-të, Maloku mbyll serinë e golave për Trepçën ’89, ndërsa Flamurtari pas dy minutash shënon golin e nderit përmes Talovic.

Me këtë fitore, Trepça’89 arrin kuotën e 9 pikëve dhe gjendet në pozitën e 7-të, ndërsa Flamurtari mbet me 7 pikë në pozitën e 9-të./Indeksonline/