23:29 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / AR

Treshja e famshme bëhen bashkë për turne

Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Pitbull po bëjnë turne në Amerikën e Veriut së bashku. Gjatë turneut “Trilogy Tour”, këngëtarët do të vizitojnë nëntëmbëdhjetë qytete nga 14 tetori, duke përfshirë Toronton, Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin.

Është hera e parë që të tre bashkëpunojnë. Ata tashmë kanë publikuar këngë në gjuhë të ndryshme, si spanjolle dhe angleze, transmeton Indeksonline.

Burrat janë “jashtëzakonisht entuziastë” për bashkëpunimin.

 “Do të jetë një turne unik”, tha treshja në deklaratën për shtyp./Indeksonline/