23:14 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Treshja e famshme, për ditëlindje Borës ia këndojnë këngën “Kush të ndau prej meje”

Ditëlindja e Bora Zemanit sot mori vëmendjen e mediave rozë.

Për këtë datë të veçantë, ajo ka organizuar një ndenjë me të afërmit e saj, ku nuk munguan as ata nga më të famshmit, shkruan Indeksonline.

Për atmosferën janë përkujdesur Klajdi e Bruno, ku në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet teksa Bruno i këndon këngën e Shpatit, “Kush të ndau prej meje”.

Reagimi i moderatores është epik, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga këngëtari./Indeksonline/