75 Mall Live Search
13:12 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Treshja e Juventusit vazhdon të mungojë

Juan Cuadrado, Joao Cancelo dhe Andrea Barzagli mbeten ende mungesë për Juventusit para ndeshjes së sotme kundër Atalantas.

Treshja nuk priten të rikthehen para Vitit të Ri, por Sami Khedira mund ta startojë për herë të parë në Serie A që prej tre muajsh.

Cristiano Ronaldo gjithashtu mund të pushohet, për shkak se këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen e sotme:

Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola, Pjanic, Khedira, Emre Can, Bentancur, Kastanos; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic./IndeksOnline/