75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / k.v

Treshja e LDK-së/ Hoti, Veliu e Selmenaj nuk votuan për të zgjedhur presidentin

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj ndonëse po marrin pjesë në seancën ku po votohet për zgjedhjen e presidentit, ata nuk po marrin fare pjesë në votim.

Dy herë u votua, por në asnjërin rast nuk ishin 80 fletëvotime në kuti, raporton IndeksOnline.

Ndonëse është votuar dy herë ende nuk është konsumuar raundi i parë, ku duhet të votojnë të paktën 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/