20:25 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Treshja e LDK-së në Lipjan me rezultate të mira, shumë afër të sigurojnë ulëse në parlament

Tashmë kanë filluar të dihen rezultatet e para për kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Indeksonline përmes burimeve të saja mëson se tre kandidatët e LDK-së nga Lipjani janë afër të sigurojnë nga një ulëse në parlament.

Edhe pse ende nuk janë marrë ende rezultatet e plota nga të gjitha komunat, tre kandidatët tashmë janë njoftuar me votat që i kanë marrë nga shumica e komunave

Shkelzen Hajdini ka arritur që deri më tani të siguroj 8234 vota .

Vlora Limani-Hajnuni  deri më tani ka 7500 vota, kurse Ilir Tasholli 7431 vota.

Siç mësohet, tashmë tre kandidatët po i presin rezultatet edhe nga 12 komuna./Indeksonline/