10:12 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Treshja fantastike, Salah, Mane, Firmino kanë shënuar vetëm një herë në portën e Man. Utd-së

Liverpooli do të udhëtojë në Manchester në kërkim të fitores së nëntë rresht brenda nëntë javëve të këtij sezoni.

Me formën e dobët që Manchester Unitedi po kalon, një fitore e “Reds” nuk duket edhe aq e vështirë për t’u arritur.

Megjithatë, një statistikë e dobët e treshes sulmuese të Liverpoolit, Salah, Mane dhe Firmino ka ngjallur debate, transmeton Indeksonline.

Treshja “vrasëse” e kampionëve të Evropës ka shënuar vetëm një gol ndaj “Djajve të kuq”.

Ai gol erdhi nga Mane në fitoren 3:1 në sezonin e kaluar. Sa për Salahun dhe Firminon, ata kurrë nuk e kanë shijuar golin ndaj Unitedit./Indeksonline/