Trevjeçari nga Ferizaj që pësoi djegie, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Gjendja e trevjeçarit, i cili mbrëmjen e së shtunës kishte pësuar lëndime të rënda trupor pasi shtëpia ku ai po jetonte në fshatin Saraishtë të Ferizajt ishte përfshirë nga zjarri, vazhdon të jetë e rëndë.
Pas ndihmës së dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ai ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Sipas mjekëve ende vazhdon të jetë e tillë.
“Gjendja e tij është ende shumë e rëndë, nuk kemi ndonjë ndryshim pozitiv, pasi ka pësuar djegie në 75 për qind të sipërfaqes së trupit”, u shpreh anesteziologia, Dafina Rashica./klankosova