08:16 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tri aksidente me fatalitet brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar tri aksidente me fatalitet.

Përpos këtyre, ishin edhe 12 aksidente me të lënduar, dhe 34 aksidente të tjerë pa të lënduar.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati një numër të shtuar të aksidenteve fatale, ku vozitësit janë këshilluar për kujdes më të shtuar për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik,, transmeton Indeksonline.

Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 749 tiketa trafiku./Indeksonline/