Tri akuza për çiftin Meta: Pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të pandehur.
SPAK-u ka deklaruar tri akuzat që rëndojnë ndaj ish-president dhe ish- bashkëshortes së tij.

Meta dhe Kryemadhi do të gjykohen për veprat penale; pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash.
“Ka qenë avokati Kujtim Cakrani, i cili tha se kanë përfunduar hetimet në drejtim të ish presidentit Meta. Meta dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Meta ka qenë i pranishëm në SPAK ku u njoh me përfundimet e hetimeve dhe me akuzat zyrtare”, raportoi ndër të tjera, gazetari Ermal Vija.