75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tri ardhjet e reja të Vëllaznimit, ende të pa zyrtarizuara

Dy ditë më parë, Vëllaznimi kompletoi transferimin e Samir Sahitit nga Besa e Pejës.

Tashmë, Sahiti i rikthyer në Gjakovë, ka filluar stërvitjet me skuadrën e trajnerit, Ismet Munishi.

Para një ore, Sahiti ka publikuar një foto nga seanca e fundit stërvitore, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, people standing, people playing sport, sky, stadium, tree, grass and outdoor

Ajo që ka rënë në sy janë edhe tri përforcimet e reja të Vëllaznimit, të pa konfirmuara deri më tani nga klubi.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Llapit, Shend Kelmendi, dhe dy yjet e Besës, Bergin Maliqi dhe Almedin Murati.

Siç e cekëm, Vëllaznimi ende nuk i ka zyrtarizuar këto ardhje, por një gjë e tillë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim./IndeksOnline/