PDK feston 8 Marsin me tri artiste të famshme kosovare
Partia Demokratike ka festuar festen e 8 Marsit me gratë anëtare të kësaj partie në degën e Prishtinës.
Aty shihen edhe arkitektja Eliza Hoxha, piktorja Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha.
“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.
Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë.
