Tri blerjet e para të Sarrit te Chelsea (Foto)
Maurizio Sarri është afër t’i bashkohet Chelseat dhe duket se kjo gjë do të përfundoj nesër (e hënë).
Ish-trajneri i Napolit pritet që shumë shpejt ta marr drejtimin e Bluve të Londrës, transmeton IndeksOnline.
Sarri do ta zë vendin e Antonio Contes, i cili do të shkarkohet nga detyra e trajnerit.
Sipas mediave në Itali, tri transferimet e para të Sarrit te Chelsea priten të jenë nga Serie A.
Ata do të jenë: Gonzalo Higuain (Juventus), Daniele Rugani (Juventus) dhe Matias Vecino (Inter).
Mbetët të shihet se cfarë do të ndodh në kampin londinez. Për momentin klubi ende nuk ka dalë me vendimet e reja./IndeksOnline/