75 Mall Live Search
21:44 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tri çështjet që duhet t’i qartësojnë kandidatët për kryeministër gjatë fushatës

Data e zgjedhjeve tashmë është caktuar dhe se disa nga koalicionet vetëm se janë krijuar.

Edhe pse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht, kandidatët për kryeministër vetëm se po i shohim nëpër qytete duke mbajtur tubime elektorale, transmeton Indeksonline.

Cilido që e merr mandatin për ta qeverisur Kosovën për katër vitet e ardhshme, përpara vetës do të ketë shumë.

Po gjatë fushatës, kandidatët duhet të qartësojnë disa çështje që publiku duhet t’i di se çka po i ofron secili kandidat, shkruan Indeksonline.

Pa dyshim tema më e përfolur gjatë këtij viti ka qenë ajo e taksës.

‘100 %’ ka qenë temë tejet e përfolur jo vetëm në Kosovë e Serbi por edhe në arenë në ndërkombëtare.

Publiku duhet të dijë se çka do të bëjë secili kandidatë në lidhje me taksën kur të vijë në pushtet.

Pastaj, dialogu që tashmë e një është i ‘ngrirë’ që një kohë për shkak të taksës. Votuesit presin që secili kandidat të dal me një zgjidhje dhe një platformë rreth kësaj teme.

Ka vite që ka filluar dhe tashmë duket se raportet janë më të ‘ftohëta’ si asnjëherë më parë. 

Një nga çështjet më të komentuara kohët e fundit është ‘Autostrada e Dukagjinit’ që do t’i kushtoj 1 miliard euro buxhetit të Kosovës.

Ka pasur qëndrime të kundërta. Kryetari i AAK-së, Haradinaj thotë se do ta realizoj këtë projekt por ka nga mendimet se kjo autostradë nuk i duhet Kosovës.

Mbetet të shihet se nëse fushatat e tyre, kandidatët për kryeministër a do ta përmendin ‘Autostradën e Dukagjinit’. /Indeksonline/