10:24 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa, ka një tjetër befasi 3 ditë pas promovimit të projektit të ri

Dua Lipa bëri një pauzë të gjatë në muzikë dhe tashtii është gati të bëjë një rikthim të fuqishëm.

23 vjeçarja nga Prishtina prej kohësh ka paralajmëruar albumin e saj më të ri që pritet të lansohet së shpejti, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja me famë botërore pritet ta publikojë këngën e parë të albumit të dytë më radhë më 1 nëntor, ndërsa ka filluar ta paralajmërojë prej ditësh.

Dua e cila në postimin e radhës ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë nga publikimi i këngës, ajo ka zbuluar edhe një tjetër befasi për adhuruesit.

“3 ditë deri në publikimin e ‘Don’t start now’, së bashku do të shihemi në ‘The Graham Norton Show’ në performancën time të parë të këngës së re”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotos.

Ndryshe, Dua aktualisht është në lidhje me modelin e njohur, Anwar Hadid./Indeksonline/