Tri ekipet që shpenzuan më së shumti në janar
Asnjë klub nuk ka shpenzuar më shumë se Milan në afatin kalimtar të janarit.
‘Kuq e Zinjtë’ kanë shpenzuar 70 milionë euro këtë afat, pasi që blen Krzysztof Piatek and Lucas Paquetá, transmeton Indeksonline.
Të dy lojtarët i kushtuan gjigantit italian nga 35 milionë euro. Përkundër problemeve me ‘Fair Play’-in financiar, Milan ishte mjaft aktivë në këtë afat kalimtar.
Pas Milan, ekipi i dytë që ka shpenzuar më së shumti është PSG. Ata blen vetëm Leandro Paredes për 45 milionë euro.
Befasisht në vendin e tretë është ekipi anglez, Bournemouth. Ata shpenzuan 35 milionë euro këtë afat janar. Bournemouth bleu futbollistin e Liverpool ,Solanke për 35 milionë euro./Indeksonline/