75 Mall Live Search
20:55 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Tri familje në sherr për një veturë, borxhliu mbanë krenarinë: Kom pare ma shumë se ti n’xhep!

Një veturë e modelit Q7 ka futur në sherr tri familje në Istog. Pronari i veturës, Bekim Gashi as nuk do të kishte menduar që vetura e blerë me djersë do ta fuste në sherr pa fajin e tij.

Gashi ia kishte shitur veturën personit të quajtur Hazir Haziraj nga fshati Uçë, por që i njëjti kurrë nuk i kishte paguar paratë e veturës.

Vetura që ende është pronë e Bekim Gashit, më pas është stërshitur tek një pronar tjetër.

Haziri nga Uça ishte marrë vesh me Sh.Brahimaj nga fshati Banjë e Istogut.

Pavarësisht këtij pëzari të dyshimtë, Hazir Haziraj nga Uça vazhdon të mbajë krenarinë se ka pare më shumë se sa pronari i veturës. Në një inçizim mes palëve, Haziraj e pranon borxhin dhe obligimin që ka ndaj Bekim Gashit. Por, më pas ai shfaqë edhe krenarinë e tij duke thënë se ka më shumë “lekë” se sa mërgimtari nga Gjermania nga i cili kishte blerë veturën, por që kurrë nuk ia ka paguar paratë.

Për rastin janë të njoftuar edhe organet e sigurisë në vend, por që ende s’është ndërmarrë asnjë veprim për sekuestrimin e saj, apo kthimin tek pronari legjitim.

Më poshtë keni audio inçizimin.