75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

Tri fustane të cilat çdo femër duhet patjetër t’i ketë: Përherë në trend, për çdo stil dhe çdo rast!

Do t’i bartni vite të tëra. Kur flasim për pranverën, fjalën e kemi për fustanet klasike, përkatësisht për rrobat me dezen klasik që madje çdo vit barten

A keni në dollapët tuaj tri fustane me këta dezenë të patejkalueshëm?

Fustani me tufne

Dezen i përhershëm i cili sivjet bartet me fustane, bluza, funde, pantallona… Zgjidhni gjatësinë dhe modelin i cili më së miri i rri konstruktit të trupit tuaj dhe mund ta bartni pothuajse në çdo rast – nga shëtitjet krejtësisht të zakonshme deri te rastet solemne. Ngjyrën gjithashtu zgjidheni sipas shijes dhe stilit tuaj.

Fustani me vija

Gjendet në kombinime të shumta ngjyrash dhe trashësie të vijave, dhe në njëfarë mënyre fustani me vija është simbol i stinës me diell të vitit dhe motit të mirë. Mund të gjenden edhe variantet për ditë të ftohta, mirëpo edhe klasiket neutrale për të gjitha stinët e vitit dhe për çdo rast, siç janë kombinimet e përhershme zi/teget dhe bardh, teget dhe bordo, bezhë dhe zi etj.

Fustani me luleModel i patejkalueshëm romantik i cili pothuajse “eksplodon” në rrugët e gjithë botës sapo të afrohet vera. Zakonisht bëhen në modele me lara të gjatësive më të ndryshme, prandaj si të tilla janë ideale për të gjitha rastet e mundshme.