17:27 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tri gola e dy asiste, Coutinho e mposhti i vetëm Werderin

Bayern Munich e ka shkatërruar Werder Bremenin me rezultat të thellë 6:1 në kuadër të javë javës së 15 në Bundesligën gjermane.

Ishte Milot Rashica që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e parë, duke e “bombarduar” portën e Neuerit në minutën e 24-të.

Por kjo ishte krejt çka bënë ekipi mysafir në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Më pas, ndeshja ishte e gjitha për Coutinhon i cili me tri gola dhe dy asiste ishte lojtari i ndeshjes.

Fillimisht në minutën e 45-të shënoi pas asistimit nga Gnabry, ndërsa pas tre minutave asistoi për Lewandowskin.

Edhe në pjesën e dytë, serinë e golave për vendasit e nisi Coutinho në minutën e 63-të për ta vazhduar më pas Lewandowski në të 72-tën.

Muller u asistua nga Coutinho në minutën e 75-të, ndërsa tre minuta më vonë braziliani kompletoi het-trikun./Indeksonline/