75 Mall Live Search
09:29 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / k.v

Tri javë nga mbyllja e Jarinjes

Janë bërë tri javë prej kur është mbyllur pika e kalimit kufitar në Jarinje, kufiri Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.

Deri të mbyllja e saj erdhi pas sulmit terrorist të kryer në veri ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Albin Rashiti.

Derisa pika tjetër në Bërnjak është hapur në fundjavën e kaluar, për në Jarinje ende nuk ka ndonjë informacion se kur do të hapet.

Mbyllja e pikave kufitare është bërë për shkaqe sigurie nga autoritete e Kosovës./IndeksOnline/