Tri kërkesat e serbëve në Veri

Mesdita është caktuar si orar për fillimin e protestës së serbëve në Veri.
Protesta e organizuar nga Lista Serbe thirret në tri kërkesa të serbëve.
Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në Veri, janë kërkesat themelore të protestuesve.
Deri te protesta e sotme ka ardhur pas shkarkimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Veri.
Gjatë ditës së djeshme, policët serbë dorëzuan uniformat e tyre, teksa ky komunitet u tërhoq nga institucionet e shtetit./Indeksonline/