11:06 / E Hënë, 01 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Tri klinika në QKUK ende po furnizohen me ngrohje nga Termokosi

Kryeshefi I Termokosit, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se në tri klinikat e QKUK-së edhe në 24 orët e fundit të furnizimit me ngrohje, u kujdesën tre persona.

Osmani ka falenderuar kolegët e Termokos për punën dhe kontributin e tyre.

Si dhe ka uruar 1 majin të gjithë punetorëve.

Postimi I plotë:

Urime 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

 Rizahu, Selveri, Agimi, Fehmiu dhe Isaku – u kujdesën që edhe në 24h e fundit të ofrojmë furnizim të rregullt me ngrohje, për QKUK (Kirurgjinë e fëmijëve, Klinikën e Gjinekologjisë dhe Spitalin e Pediatrisë)

 Mirënjohje dhe respekt pafund, për punën, seriozitetin dhe kontributin e kolegëve tanë në Termokos! Andaj, vlerësimi për ta është i merituar! /IndeksOnline/