75 Mall Live Search
12:16 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Tri klube italiane pas Valon Berishës, pritet largimi në janar

Valon Berisha nuk mori minutazhën e merituar te Lazio dhe me sa duket afati kalimtar i janarit do ta shohë edhe mesfushorin kosovar të ndërrojë ambient.

Genoa, Brescia e Spali janë ekipet që synojnë të sigurojnë shërbimet e Berishës, përcjell Indeksonline.

Futbollisti ende s’ka vendosur, por një gjë është e sigurt, ai do të largohet nga ekipi romak./Indeksonline/