75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 13 Tetor 2024 / G T

Tri klube serbe refuzojnë të luajnë me Shkollën e Futbollit “Zidane” nga Kosova

Shkolla e Futbollit ’’Zidane’’ nga Kosova, gjatë këtyre ditëve ka pasur ftesë të merr pjesë në turneun e grupmoshave të reja në West Ballkan Kids Cup, i cili po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Zidane” është pjesë e këtij turneu me grupmoshat U9 dhe U11, shkruan IndeksOnline.

Por tri klube serbe kanë refuzuar të luajnë kundër Shkollës së Futbollit “Zidane” nga Kosova.

Bëhet fjalë për klubet Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica.

Kjo shkollë e cila udhëhiqet nga ish-futbollisti i njohur kosovar Muhamet Dragusha, nuk ka pasur kundërshtarë në çerekfinale dhe gjysmëfinale te West Ballkan Kids Cup.

Një nga arsyet që klubet serbe kanë refuzuar të luajnë ndaj shkollës nga Kosova, është se grupmoshat U9 të “Zidane’’ gjatë muajit shtatorë kanë arritur të fitojnë vendin ë parë në një turne dy ditorë që u mbajt në Basel të Zvicrës./IndeksOnline/