75 Mall Live Search
19:44 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Tri klube të Seria A dalin me deklaratë kundër krijimit të Superligës

Ditën e sotme vëmendjen kryesore e ka marrë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë ku e autorizon krijimin e Superligës së Evropës.

Deri më tani vetëm Real Madridi dhe Barcelona janë dy skuadrat të cilat janë pro krijimit të Superligës, derisa ka një numër të madh të skuadrave të m╒dha evropiane që janë kundër krijimit të këtij formati, shkruan IndeksOnline.

Tri skuadrat italiane që deri më tani kanë dal kundër vendimit të gjykatës janë Interi, Roma dhe Atalanta.

”FC Internazionale Milano rithekson besimin e saj se e ardhmja e futbollit evropian mund të garantohet vetëm nga bashkëpunimi ndërmjet klubeve brenda ECA-s dhe në partneritet me UEFA-n dhe FIFA-n.

Si Shoqëri, ne mbetemi fuqishëm të ankoruar me vlerat që karakterizojnë modelin sportiv evropian dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me të gjitha ekipet e tjera të bashkuara nga ECA për të mbështetur këto vlera.”, thuhet në deklaratën e zikaltërve.

Deklaratë të ngjashme kanë lëshuar edhe skuadra e Romës.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e ”Superligës, AS Roma rithekson qëndrimin e saj në lidhje me vlerat dhe të ardhmen e futbollit europian.

Klubi nuk mbështet në asnjë mënyrë asnjë projekt të ashtuquajtur të Superligës, i cili do të përfaqësonte një sulm të papranueshëm ndaj rëndësisë së kampionateve kombëtare dhe themeleve të futbollit evropian.

AS Roma beson se e ardhmja dhe mirëqenia e futbollit evropian mund të sigurohet vetëm me punën e përbashkët të klubeve përmes ECA-s, në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me UEFA-n dhe FIFA-n.”, deklaroht skuadra e Romës.

Ndërsa kjo është deklarata e skuadrës së Atalantas.

”Atalanta BC, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, shpreh kundërshtimin e saj total ndaj çdo hipoteze të një Superlige dhe konfirmon linjën e saj, e cila ka qenë gjithmonë ajo e vlerësimit të kampionateve kombëtare, meritokracisë sportive dhe mbrojtjes së pasioneve popullore dhe respektit për kombëtaren dhe institucionet sportive ndërkombëtare.”, thuhet në deklaratë./IndeksOnline/