75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tri klube tjera të interesuara për transferimin e Muriqit

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi me formën e tij fantastike në Fenerbahce është duke marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Ka pasur disa raportime për interesimin e Tottenham për transferimin e Vedatit dhe po ashtu për sulmuesin kosovar kanë qenë të interesuara edhe Napoli dhe disa klube të tjera.

Kurse së fundmi është raportuar që Muriqi është duke u monitoruar nga Leicester City, Monaco dhe Sevilla, të cilët janë duke i ndjekur ndeshjet e tij me skuadrën turke, Fenerbahce.

Vedat Muriqi së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë në Kosovë./Indeksonline/.