75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / kutia

Tri lëndime te Bayerni, bavarezët dalin me raportin zyrtar

Bayern Munchen ka marr 3 pikë ndaj Barcelonës mbrëmë, por ka patur edhe tri shqetësimë në skuadër sa i përket lëndimeve.

Një skanim ka zbuluar se 26-vjeçari Lucas Hernandez pësoi një çarje muskulore në aduktorin e majtë gjatë fitores 2-0. Tashmë është e sigurtë se francezi do të mungojë disa javë.

Benjamin Pavard dhe Dayot Upamecano u përballën me lëndime poashtu në këtë ndeshje. Dyshja do të mund të rifillojnë stërvitjet në ditët në vijim.

Pavard u detyrua të largohej pas vetëm 21 minutash kundër Barçës pas një përplasjeje, ndërsa Upamecano la “Allianz Arenën” me dhimbje./Indeksonline/